KulturëLajmeRajonTrashëgimia Kulturore
Platforma digjitale “Okarina e Shaqir Hotit” promovohet në Prishtinë

Në “Barabar Centre” në Prishtinë, sot prej orës 17:00, bëhet promovimi i projektit digjital “Okarina e Shaqir Hotit”, ku përfshihet jeta dhe veprimtaria e tij artistike.
Ky projekt synon të përjetësojë trashëgiminë e artistit të shquar, Shaqir Hoti, nëpërmjet një libri virtual, një galerie virtuale dhe do të bëjë përmbledhjen e të gjitha emisioneve që gjenden në internet.
Libri virtual do të përmbajë biografinë e artistit, informacione rreth veprave të tij muzikore, 85 këngë e valle dhe impaktin e tij në skenën muzikore.
Galeria virtuale do të prezantojë një koleksion të fotografive, videove dhe materialeve të tjera të lidhura me jetën dhe punën e Shaqir Hotit, si dhe ekspozimin e instrumenteve – foto 360, dhe audio incizimet.



