BotaLajme

Pituin mesazh miljarderëve rus, para përfitimit të vini patriotizmin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u ka thënë miliarderëve rus që të vënë patriotizmin para fitimit, duke u thënë atyre që të investojnë në vend që ta ndihmojnë ekonominë përballë sanksioneve perëndimore.

Ai iu drejtua listës së biznesit të Rusisë për herë të parë qysh kur nisi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe u shpreh se roli i tyre nuk ishte thjesht të fitonin para por edhe ta mbështesnin shoqërinë, shkruan Reuters, transmeton Reporteri.net

“Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetë i Rusisë, i vendit të tij, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj. Ai nuk fsheh pasuri në ‘offshore’, por regjistron kompani këtu, në vendin tonë dhe nuk bëhet i varur nga autoritetet e huaja” theksoi presidenti rus.

Ai u shpreh i gatshëm të dëgjonte pikëpamjet e tyre se si të ndërtohej një ekonomi më dinamike që do të çonte në një përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së njerëzve në të gjithë vendin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close