LajmeMaqedoniTopLajm

Petrovska – Borell: Bashkimi Evropian do të mbështesë procesin e pajisimit dhe modernizimit të ushtrisë me 9 milionë euro

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot ka pasur takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borell, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borell gjatë kohës së pritjes ceremoniale, u përshëndet me një pjesë të pjestarëve të Armatës, të cilët morën pjesë në operacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe misionin e BE-së në Republikën e Afrikës Qendrore, ku i falenderoi për kontributin e tyre në sigurinë rajonale dhe globale, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Në takimin mes dy delegacioneve u diskutua për bashkëpunimin në mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, i cili ka një dinamikë të zgjeruar, që rezultoi me gatishmërinë e Unionit që përmes Fondit evropian të paqes me nëntë milion euro të mbështes procesin e pajisimit dhe modernizimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë se Veriut.

Ministrja Petrovska e falenderoi përfaqësuesin e lartë të Unionit, Borell, për mbështetjen nga Fondi evropian të paqes për modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve të Armatës.

“Maqedonia e Veriut ka filluar procesin e anëtarësimit në Union, ndërsa politika jonë e jashtme është plotësisht në linjë me politikën e Unionit. Ne i përkasim Evropës dhe për këtë arsye jemi ambicioz në përpjekjet e përbashkëta për të intensifikuar bashkëpunimin në mbrojtje. Mjetet e ndara nga Fondi evropian i paqes për përmirësimin e pajisjeve të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut do të përforcojnë kapacitetet e Ushtrisë, sidomos Grupin e lehtë këmbësorik”, tha ministrja Petrovska.

Në kontekst të kontributit të Maqedonisë së Veriut drejt sigurisë rajonale, Petrovska porositi se pjesëtarët e Armatës japin edhe kontribut personal drejt stabilizimit të rajonit dhe të Bosnjë e Hercegovinës përmes pjesëmarrjes 17-vjeçare në operacionin e BE-së në këtë vend, EUFOR-ALTEA dhe kontribut të suksesshëm në grupet ushtarake të Unionit në vitin 2012 të udhëhequr nga Gjermania, në vitin 2014 të udhëhequr nga Belgjika dhe në këtë moment, respektivisht gjysmën e parë të vitit 2023, të udhëhequr nga Greqia.

“Maqedonia e Veriut është partner përgjegjës dhe aktiv i Bashkimit Evropian në përforcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Shtatëmbëdhjetë vjet jemi pjesë e operacionit ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë, me çka treguam se jemi vend përgjegjës, i cili nuk heq dorë nga qëllimi primar – Ballkan Perëndimor të qetë, stabil, të sigurtë”, tha Petrovska.

Borrel e ka përshëndetur përkrahjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, si shtet, i cili e mbron territorin e vet, dhe porositi se Unioni është i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes me Maqedoninë e Veriut dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin tonë afatgjatë ndaj sigurisë rajonale dhe globale.

“Me vendimin që Fondi paqesor evropian të ndajë nëntë milionë euro për avancimin e pajisjes së Armatës së Maqeodnisë së Veriut, Bashkimi Evropian jep kontribut të vetin për përforcimin e Armatës, e cila aktualisht merr pjesë në misionet dhe operacionet e BE-së. Gëzohem që pata mundësi të bisedojë me gratë dhe burrat pjesëtarë të Armatës, të cilët kanë shërbyer në misione të udhëhequra nga BE-ja. Ju uroj dhe falëminderit dhe shpresoj se do të vazhdoni me pjesëmarrjen e juaj në misione”, tha Borrel dhe potencoi se kjo është tregues i qartë në përkushtimin e Bashkimin Evropian për përforcimin e bashkëpunimit në sferat e siguris[ dhe mbrojtjes, me, siç tha, vendet e ardhshme anëtare të Bashkimit Evropian nga Ballkani Perëndimor, thuhet në kumtesën e MM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close