LajmeMaqedoniTopLajm

Pesë vjet pa Adem Demaçin, Ahmeti: Bac, madhështia e veprës tënde jeton drejt avancimit të mëtejshëm të kauzës sonë kombëtare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot veprimtarin dhe intelektualin e shquar, Adem Demaçin në pesë vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ahmeti shkruan se shembulli i bacës Adem mbetet udhërrëfyes për kauzën kombëtare, ashtu siç ishte vepra e të ndjerit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Statusi i plotë:

Bac, vitet kalojnë, por kujtimi për ty dhe madhështinë e veprës tënde kombëtare jeton ndër ne si udhërrëfyesi më i ndritshëm i veprimit në shërbim të avancimit të mëtejshëm të kauzës sonë kombëtare.

I kujtoj gjithmonë me mall vitet tona të bashkëveprimit kombëtar për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Adem Demaçit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close