LajmeMaqedoniTopLajm

Pesë shkolla të mesme të Shkupit nga e hëna në bojkot

Nxënësit e pesë shkollave të mesme në Shkup, Zef Lush Marku”, Cvtan Dimov”, “Zdravko Cvetkovski”,”Arseni Jovkov” dhe “Pançe Karagjozov, nga e Hëna do të bojkotojnë mësimin online. Këtë e konfirmoi Arrita Vrenezi, përfaqësuese e nxënësve të këtyre shkollave, e cila thotë se Ministria nuk ka përfillë kërkesat, posaçërisht atë për mësim të kombinuar.

“Përderisa gjithçka mund të jetë e kthyer në normale atëherë pse shkollat të mos kthehen. Në një normale në epokë të koronës. Bojkoti intensivisht do të filloj prej të hënën. Jemi shumë të vetëdijshëm që normalja nuk kthehet menjëherë por të paktën të kemi një mësim të kombinuar sepse të gjithë e dimë se sa është efekti te mësimi online”, tha Arrita Vrenezi, përfaqësuese e shkollave të mesme.

Paraprakisht Alsat qëndroi në gjimnazin “Zef Lush Marku” ku në ndërrimin e parë ishin lidhur në mësimin online thuajse të gjithë nxënësit e viteve të para dhe të dyta. Deri në ato momente, udhëheqësia e shkollës nuk kishte marrë paralajmërim për bojkot të mësimit.

“Deri më tani nuk kemi vërejt që mund dikush me vet dëshirë të bojkotoj ose në një mënyrë tjetër. Nuk ka paralajmërime apo gjëra të tilla. Te ne ka funksionuar, mos të them qind për qind më kapacitet të plotë por me 99 % ka funksionuar ndërrimi, edhe ditën e kaluar edhe sot”, deklaroi Besim Limani, profesor në gjimnazin “Zef Lush Mmrku”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close