LajmeRajon

Personi i lënduar në Brezovicë ishte diplomat anglez

Një person dyshohet se është lënduar rëndë në Malet e Sharrit, në Brezovicë.

Telegrafi mëson se i lënduari është diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë.

Gjatë ngjitjes në bjeshkë, ai kishte rrëshqitur duke marrë lëndime trupore.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, kanë intervenuar për shpëtimin e tij.

“Po, ai ka rrëshqitur gjatë ngjitjes në Malet e Sharrit, duke marrë lëndime trupore. Pas thirrjes për ndihmë, ne kemi intervenuar menjëherë, dhe po ashtu ia kemi dhënë edhe ndihmën e parë”, ka thënë për Telegrafin një anëtar i grupit të Kërkim Shpëtimit Malor.

Ndërkaq, bëhet e ditur se diplimati britanik është transportuar me helikopter për në kampin Bondsteel, për tretman të duhur mjekësor.

“Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close