LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Personat që refuzojnë të regjistrohen i pret dënim, regjistruesit tentojnë t’i bindin

Enti Shtetëror për Statistika në nëntë ditë para përfundimit të afatit për regjistrim, nuk ka evidentuar asnjë person i cili ka refuzuar të regjistrohet. Edhe pse në të vërtetë ka persona që kanë refuzuar, por ato ende nuk janë shënuar përfundimisht si refuzues.

Komisionet regjistruese i vizitojnë përsëri t’ua rikujtojnë për afatin e regjistrimit që është deri më 30 shtator, për rëndësinë si dhe për pasojat nëse refuzojnë të regjistrohen. Ka ndodhur që dikush ka refuzuar por për herë të dytë ka pranuar të regjistrohet, transmeton Zhurnal.

“ESHS ende nuk ka numër të saktë përshkak se ende nuk i trajtojmë si “refuzues”. Regjistruesit së bashku me instruktorët rajonal por edhe me instruktorët shtetëror, shkojnë disa herë të flasin me amvisëritë dhe në numër të madh për herë të dytë ata pranojnë të regjistrohen. Kështu që nuk mund të flasim për numër të refuzuesve. Lidhur me evidentimin e personave që refuzojnë regjistrimin, procedura është kjo – rast përfundmtar i refuzimit paraqitet te ESHS i cili rastin e paraqet në MPB dhe më pas vijojnë procedurat ligjore”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika për A1on.

Për dënimet për personat e paregjistruar, nga ESHS thonë se mund të flasin kur të kenë raste konkrete.

Ata që duan të regjistrohen dhe konsiderojnë se regjistruesit i kanë huqur në teren, mund të paraqiten vet.

“Në regjistrim askush nuk guxon të lëshohet, kështu që qytetarët nëse nuk vizitohen nga regjistruesit, mund të paraqiten në Komisionin komunal ku banon dhe të paraqiten tek ata. Kontakt informatat janë paraqitur në uebfaqen popis2021.stat.gov.mk në pjesën rajone regjistruese” thonë nga ESHS.

Në pyetjen sa persona duhet të regjistrohen që regjistrimi të vlerësohet si i suksesshëm, nga ESH thonë se qëllimi është të regjistrohen të gjithë dhe askush të mos anashkalohet.

Deri mbrëmë në ora 20:00 janë regjistruar gjithsej 1.132.484 persona.

Regjistrimi përndryshe zgjatë deri më 30 shtator.

Related Articles

Back to top button
Close
Close