
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shkuar duke u përshkallëzuar, pasi një sulm i ri është regjistruar në rajonin e Jammu nga forcat pakistaneze.
Sipas informacionit nga burime të gazetës Times of India, Pakistanin ka goditur Jammu me municione, ndërsa forcat indiane kanë kundërshtuar me zjarr.
Sirena janë dëgjuar gjithashtu në rajonin e Kupvarës, ndërkohë që Jammu është përfshirë nga një bllokim total i energjisë elektrike.
Në përgjigje, India ka aktivizuar sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, të cilat kanë mundur të ndërpresin raketat që po vinin nga Pakistan. Nga ana tjetër, shërbimet e sigurisë indiane kanë konfirmuar se Pakistani ka lëshuar 8 raketa me objektiva të ndryshëm, përfshirë aeroportin e Jammu, rajonin e Sambah, Arnia dhe zonat përreth.
Një zëdhënës i ushtrisë indiane, në një intervistë për CNN, ka pohuar gjithashtu se janë dëgjuar shpërthime në qytetin Jammu, që ndodhet nën administratën indiane në Kashmirin e kontrolluar nga India.



