
Përplasje me armë zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Disa shtetas sirianë janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.
Pasi Policia u bëri thirrje të ndalonin, sirianët kanë nxjerrë armët e zjarrit dhe kanë qëlluar, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Aktualisht raportohet se 6 prej tyre janë prangosur që dyshohet se merreshin me trafik të qënieve njerëzore.



