
Një avion Delta 4819 u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson. Avioni u kthye përmbys dhe mori flakë në një moment pasi arriti në pistë.
Avioni po fluturonte nga Minneapolis, SHBA.
Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, tetë persona kanë mbetur të lënduar, por nuk dihet shkalla e plagëve.
Në një deklaratë të administratës së aeroportit në X, theksohet se nuk ka të vdekur në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.



