KulturëLajmeMaqedoni

Përmbyllet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2025”

Më 11 dhjetor, në Galerinë e Arteve në Tetovë, është hapur ekspozita zyrtare e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2025” (PIPF).

Ekspozita, e cila u hap të enjten në orën 18:00, sjell punime nga dizajnerë dhe artistë të 38 vendeve të botës.

May be an image of one or more people and text that says "9 Q G OF EMO- RACY justi NDER NDERKOMBETAR NOERHOLIA FESTIVALI $5 INTLRNA INTERNATIONAL POSTERIT FESTIVAL OEN PRISHTINA 2025 OFFICIAL INAL LISTA SOCAT KATE ZYRTARE E 2FI FINALISTEV 0 BOT CATEGO LON SENGN"

Gjatë ceremonisë së hapjes u shpallën fituesit e çmimeve të para dhe të dyta, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, ndërsa festivali ndau edhe çmime speciale për pjesëmarrës me kontribut të spikatur artistik.

Me këtë ekspozitë përmbyllet edhe edicioni i pestë i festivalit. Organizatorët falënderuan ekipin organizativ, jurinë ndërkombëtare, para-jurinë dhe institucionet kulturore që mundësuan hapësirat ekspozuese për PIPF 2025.

May be an image of text

Tema qendrore e këtij viti, “Demokracia”, e shndërron festivalin në një platformë ndërkombëtare dialogu përmes artit vizual.

Posterët eksplorojnë mënyrën se si demokracia jetohet, sfidohet dhe riinterpretohet, veçanërisht në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, ku tranzicioni politik, kujtesa kolektive dhe aspiratat evropiane ndikojnë vazhdimisht në peizazhin shoqëror.

May be art of text that says "demetticy justice dema YOUR K AC 이준 DEMO- CRACY"

Në ekspozitë paraqiten punime të artistëve, dizajnerëve, studentëve dhe aktivistëve nga mbarë bota, të cilët trajtojnë tema si pjesëmarrja qytetare, liria e medias, korrupsioni, identiteti, kujtesa kolektive, si dhe shpresa e transformimi shoqëror.

Në një kohë kur vlerat demokratike përballen me presione globale, “Prishtina 2025” riafirmon posterin si formë të mendimit kritik, rezistencës vizuale dhe angazhimit qytetar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close