LajmeRajonTopLajm

Përfundon takimi Kurti-Lajçak-Hovenier

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, si dhe ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ky takim i cili zgjati afro dy orë, kishte temë diskutimi edhe 6 kushtet që Kurti ka bërë të ditura për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërmjetësuesi i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak ka ateruar në Prishtinë të hënën në mëngjes, ndërsa pritet që po sot të udhëtojë drejt Beogradit.

Para takimit me Lajçak dhe Hovenier, Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.

Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Related Articles

Back to top button
Close
Close