LajmeRajonTopLajm

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

  1. Kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

“Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close