LajmeMaqedoniTopLajm

Përfshirja e mundshme e Alternativës në Qeveri, Mickoski: S’jam mbështetës i atyre që politikën e shohin si tregti

-Nëse ka politikanë të tillë që ende përmes politikës shohin një lloj tregtie, atëherë më falni por unë nuk jam mbështetës i tyre, kjo u tha mes tjerash në komentin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me përfshirjen e mundshme të Alternativës në Qeveri, përcjell TV21. Mickoski thotë se LSDM-ja në krye me Zoran Zaev nuk mund të sigurojnë ardhmëri për vendin.

“Unë i di qëndrimet e e z.Gashit, sepse kemi komunikim për funksionimin e kësaj Qeverie, por ai është kryetar i partisë politike që ka strukturat e veta, ka udhëheqësi, bashkëpunues dhe supozoj që do të merr vendim që do të jetë më e mira për anëtarët e kësaj partie, për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për ardhmërinë e Maqedonisë, nëse ai mendon që ardhmëria është Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev, atëherë më vjen keq, por ne kemi qëndrime të ndryshëm në këtë çështje”, tha mes tjerash Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close