
Amir Shabani nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë qytet, që siç thot ai, kanë formuar Njësi Speciale Civile me 9 persona, e në mesin e tyre kanë avansuar dhe policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor.
Shabani shkruan se në vend të suspendimit, polici tashmë është inkuadruar në ekip elitar.
Reagimi i plotë:
LAJM I KEQ PËR BASHKËJETESËN NË KUMANOVË‼️
Të nderuar,
Nga dita e djeshme, MPB paska formuar një Njësi Speciale Civile në Kumanovë prej 9 vetave, në mesin e të cilëve ka AVANSUAR policin maqedonas “KASAPIN”, i cili përdhosi flamurin shqiptar gjatë festës së 28 Nëntorit.
Pra, në vend që të suspendohej, Ministria e Brendshme e inkuadron në ekip elitar për veprim në rrethana të jashtzakonshme.
Ky është një plan i qartë për të krijuar tensione ndëretnike dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga tragjedia e Koçanit.
Prandaj, le të mos e kthejmë këtë në një konflikt ndëretnik, por ta shtojmë këtë padrejtësi në revoltën e përgjithshme të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, kundër kësaj qeverije.



