LajmeRajon

Përcaktohet lokacioni për ndërtimin e spitalit të Prishtinës

Përcaktimi i lokacionit për ndërtimin e spitalit të Prishtinës shënon edhe përfundimin e fazës së parë të projektit shumë milionësh.

Spitali pritet të ndërtohet në një hapësirë prej 4 hektarësh te zona Prishtina e Re.

Izet Sadiku, Drejtor për shëndetësi në Prishtinë tha se “kemi një plan ideor deri në fund të viti dhe më pas do të hapet tenderi për të nis ndërtimi në fillim të vitit tjetër.

Themelimi dhe ndërtimi i këtij spitali është diskutuar disa herë për shkak të nevojës që qytetarët e kryeqytetit të përfitojnë shërbime shëndetësore të cilët aktualisht drejtohen në QKUK e në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Është problem se ka pak staf janë vetëm 99 mjek në mjeksisnë familjare dhe këta nuk janë të mjaftueshëm” shtoi Sadiku për RTK’në.

Kurse Rrezart Halili, Zëvendës drejtor i QKUM-së tha se në mungesë të spitalit “ne jemi të detyruar të ofrojmë shërbime shëndetësore duke mos mundur t’i shfrytëzojmë stafin në shërbime gjatë ditës.”

Nga komuna presin përkrahje edhe nga Ministria e Shëndetësisë me të cilët kanë zhvilluar disa takime në kuadër të bashkëpunimit. Kjo e fundit ka thënë se ky projekt është në fazë të parë të zhvillimit dhe ministria dhe komuna do të diskutojnë se çfarë do të bëjë njëra e çafër tjetra për realizmin e tij si për pajisjet, infrastrukturën, shërbimet dhe resurset.

Ky institucion shëndetësor që është projekt i Komunës së Prishtinës konsiderohet se do ta shkarkojë nga numri i madh i pacientëve QKUK-në e Qendrat e Mjekësisë familjare në kryeqytet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close