BotaLajmeTopLajm

Përbindëshi’ francez që Macron e dërgoi kundër Erdoganit në Mesdhe

Anije e flotës franceze, aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ndodhej në portin e Toulon natën e kaluar, ndërsa sipas informacioneve, zona e saj e eksplorimit do të jetë pjesa perëndimore e Kretës, pranë Libisë, një pikë ku ka interesa jetike për Francën.

Por flota franceze nuk është vetëm, pasi ka një ekip beteje rreth saj, shkruan abcnews.al.

Por cili është potenciali që ka Charles De Gaulle?

I një interesi të veçantë është fakti se ndoshta për herë të parë, që nga koha e testimeve të pranimit, kur hynë për herë të parë në shërbim, aeroplanmbajtësja po tregon fuqinë e plotë, e cila është:

36 avionë “Rafale”

2 radarë fluturues “Hawkeye E-2”

2 helikopterë

Por njësoj e fuqishme është dhe pjesa shoqëruese:

2 deri në 4 fregata

Një deri në dy shkatërrues anti-ajrorë

Një deri në dy nëndetëse bërthamore “Barracuda” pa raketa bërthamore. Këto janë nëndetëse të cilat kanë si objektiv mbrojtjen nga nëndetëset armike

Kjo është një flotë jashtëzakonisht e fortë dhe mundësitë për të qëndruar në zonë, varen qartë nga qëndrueshmëria e ekuipazhit dhe nëse do të ketë ushqim të mjaftueshëm. Vetë anija është e përbërë me energji bërthamore, e cila nëse mirëmbahet mund të lundrojë deri në 3 vite.

Është quajtur “çelësi” i marinës franceze, e cila ka mbërritur në rajon me një “mision të papërcaktuar”, duke dhënë një mesazh të qartë me 100 mijë “ton diplomaci” në qendër të Mesdheut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close