LajmeMaqedoniTopLajm

Për tre orë janë ndaluar 63 autobusë dhe furgona, kryesisht me frenat me defekt

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ditëve të fundit ka nisur kontrolle të rregullta të autobusëve dhe furgonëve në disa akse rrugore të vendit.

Sipas një komunikate të MPB-së gjatë ditës së djeshme nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 11 janë zbuluar 63 autobusë dhe furgonë në gjendje jo të rregullt, pasi që ata janë dërguar në kontrollet teknike.

Prej tyre, 31 autobusë dhe furgonë me frenat me defekt. Transporti publik është më në rrezik në Shkup dhe Ohër, pasi që aty edhe janë zbuluar këto parregullësi nëpër kontrollet teknike. Të gjitha këtyre automjeteve transporti, kryesisht të udhëtarëve u është ndaluar pjesëmarrja në komunikacion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close