LajmeMaqedoniTopLajm

Për shkak të rrezikut të prishjes, TEC Osllomej serish jashtë funksionimit

Që nga mëngjesi i sotëm, TEC Osllomej nuk po prodhon më energji elektrike dhe është shkëputur nga rrjeti për shkak të rrezikut të prishjes, pasojë e stuhisë së javës së kaluar dhe vetëndezjes së qymyrit dhe zjarrit, i cili më pas u shua nga punonjësit me një reagim të shpejtë.

Në sistemin e ventilimit që u përfshi nga zjarri, u regjistrua një nivel i rritur dridhjesh, sistemi dhe termocentrali u fikën dhe u thirr sërish kompania e jashtme për riparimin e defektit.

Nuk ka asnjë informacion për ashpërsinë e defektit dhe kohën e nevojshme për riparim nga EMV. Mungesa e energjisë elektrike do të kompensohet me blerje nga tregu i lirë.

“Për arsye parandaluese termocentrali Osllomej është ndërprerë nga funksioni pas shfaqjes së dridhjeve në sistemin e ventilimit, i cili javën e kaluar u përfshi nga zjarri gjatë vetëndezjes së thëngjillit dhe e cila pjesë ishte objekt riparimi. Rikontrollet po kryhen nga kompania e jashtme e autorizuar dhe pritet që së shpejti të hiqet pengesa dhe termocentrali të kthehet në rrjet”, njoftojnë nga EMV.

Related Articles

Back to top button
Close
Close