LajmeMaqedoniTopLajm

Aksident tragjik, autobusi godet një Opel Astra | Bllokohet autostrada Shtip-Koçan

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur sonte mes një autobusi me targa të Berovës dhe një veture Opel Astra me shenja regjistrimi Probishtip në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan, në vendin e quajtur “tri çeshmi”.

Sipas informatave fillestare nga zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, aksidenti ka ndodhur në ora 19:45. Mjekët e Emergjencave kanë konstatuar se pasagjeri i veturës ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi me lëndime është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit, përcjell Klan Macedonia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close