LajmeMaqedoniTopLajm

Për momentin, nuk bisedohet zgjerimin e Qeverisë

Aleanca për Shqiptarët është parti politike e cila në programin dhe paraqitjet e saj publike ka qëndrime që janë progresive në pjesën e integrimeve evropiane dhe korrupsionit, por për momentin nuk bisedojmë kyçjen konkrete në Qeveria, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

“Mund të them se pjesa më e madhe e partive politike janë për vazhdimin e rrugës evropiane, gjithsesi duke i pasur parasysh konkluzionet e miratuara në Kuvend më 16 korrik të këtij viti. Ka pasur një ose dy parti që nuk janë të interesuara për rrugën evropiane, por është mirë që u ulëm dhe mbajtëm një takim të liderëve”, thotë Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se takimi i liderëve në Kuvend është mbajtur me qëllim që në mënyrë të lirë dhe demokratike të shprehen të gjitha pikëpamjet lidhur me çështjet që prekin qytetarët, ndërsa është biseduar edhe për temat më aktuale në shtet, veçanërisht për krizën energjetike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close