LajmeMaqedoniTopLajm

Për herë të parë në histori, manifestimi i nëntorit të alfabetit fillon ngaqeveria manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka njoftuar se se sot në godinën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkë me drejtorin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, Akademik Abdylmenaf Bexhetin nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, Akademik Vasil Tolen, nënkryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Akademik Mehmet Krajën, kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Republikës së Kosovës dhe Drejtorin e Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bidon, bënë sot hapjen solemne të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”.

 “Përmes kësaj tradite të mirëfilltë organizative synojmë të shprehim madhështinë e një prej çasteve më të rëndësishme në historinë e kombit tonë, Kongresin e shkronjave shqipe të Manastirit në vitin 1908, të hedhim dritë mbi fakte, studime e botime nga sfera e albanologjisë që dokumentojnë lashtësinë e gjuhës sonë dhe mjeshtërinë e saj kur e njejta është vendosur në letër përmes shkronjave.
Uroj mbarësi në të gjitha aktivitetet e parapara në kuadër të “Ditëve të Alfabetit”! Le të shpalosim para syve të mbarë botës vlerat tona gjuhësore e kulturore.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close