LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski tregon se në cilën situatë do të thërriste takim liderësh

Presidenti Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 tha se do të organizojë takim liderësh vetëm nëse të dyja palët i kanë nga 60 deputetë në Parlament dhe nuk mund të formojnë shumicë as njëra palë e as tjetra.

“Edhe po i thirra, çfarë t’ju them? Sipas Kushtetutës unë nuk mund t’ju jap leksione. Tek ne është sistem parlamentar dhe jo presidencial. Mundem nëse hyjmë në krizë të prolonguar, supozoj të dyja palët i kanë nga 60 deputetë dhe t’i thërras t’ju them se duhet të gjendet zgjidhje. Nëse votohet shumicë, afatet e mia janë të qarta, i kam 10 ditë për dorëzimin e mandatit. Edhe sikur mos të ketë krizë energjetike, shumë kohë kemi humbur për cilëndo reformë dhe edhe kjo mungon të bëhet t’i kanë të gjithë nga 60 deputetë. Por kjo do të ishte në fazë të më vonë, jo tani”, deklaroi Pendarovski.

Kjo deklaratë e Pendarovskit vjen pasi sot në seancën e Kuvendit në rend dite është iniciativa për mosbesim të Qeverisë “Zaev 2”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close