
Presidenti Stevo Pendarovski në Click Plus në TV21 tha se VMRO-DPMNE-ja opozitare është e fundit që duhet të reagojë për ndryshimet e Kodit Penale. I pari i shtetit thotë se nuk ndjehet fajtorë për nënshkrimin e dekretit për miratimin e ndryshimeve ligjore. Ai thotë se vetë opozita mundësoi kuorumin në Kuvend gjatë votimit të këtyre ndryshimeve.
“Shihni, fillimisht opozita në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal, është e fundit që duhet të reagojë, ju tregoj pse. Fillimisht, a është e vërtet që opozita mundësoi kuorum për këtë ligj, mund të mos e bënte”, theksoi Pendarovski.
Presidenti thotë se akuzat e opozitës se gjoja ka nënshkruar dekretin që të marr mbështetjen e BDI-së dhe LSDM-së për raundin e dytë janë të pabaza. Ai thotë se pikërisht eksponentë të VMRO-DPMNE-së kanë përfituar nga këta ndryshime ligjore.
“A është e vërtet që me ndryshimet e nenit 353 është përfshirë Antonio Milloshovski dhe babai i tij? Është përfshirë. A është e vërtet që me ndryshimet e 353 është përfshirë Igor Janushev, sekretari shumëvjeçar i VMRO-së, dora e djathtë, bashkëpunëtori më i ngushtë i Mickoski? Është përfshirë. A është e vërtetë që dje, në procesin e njohur si “Qyteti i diellit”, ku i akuzuari i parë ishte Mile Janakievski. Njëri nga të akuzuarit në “Qyteti i diellit” ishte Dimitar Dimovski, anëtar aktual i Komunitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Dmth nëse unë i afrohem, siç thotë ky argument i fortë në thonjëza i kësaj partie opozitare, LSDM-së dhe BDI-së që të më japin mbështetje për mandat të dytë, a mendon Mickoski që unë ndryshimet i kam nënshkruar pasi atë që pres që Janushev, Antonio Milloshovski dhe babai i tij dhe Dimitar Dimovski të më votojnë gjithashtu për mandatin e dytë? Me qëllim e dërgoj çështjen në absurd, që të iu them se frika e tyre që nga fillimi, që po e thonë përmes disa prej gazetarëve në brifingjet e tyre, nuk e thonë në kumtesat e tyre…është që mos rastësisht kjo është bërë që Gruevski të rikthehet. Gjoja është amnisti e fshehtë dhe Nikolla Gruevski do të rikthehet. Një muaj e gjysmë janë në fuqi këta ndryshime kushtetuese, nuk po e shohim Nikolla Gruevskin”



