LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski në takim me ambasadorin e ri çek: Çekia gjithmonë mbështetë anëtarësimin e RMV-së në BE

“Republika e Çekisë ka qenë, është dhe çdoherë do të jetë mbështetëse e fuqishme e ambicieve të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”.

Këtë e theksoi ambasadori i sapoemëruar çek në RMV, Jarosllav Ludva gjatë pranim-dorëzimit të letrave kredenciale të presidentit Stevo Pendarovski.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, theksoi se dy vendet i ndërlidhë miqësia tradicionale dhe e sinqertë e bazuar në bashkëpunim të llojllojshëm, respekt të ndërsjelltë dhe qasje të hapur, duke shtuar se me çekinë, e cila është aleate dhe partnere e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut, ndajmë vlera të përbashkëta evropiane të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë.

“Duke cekur se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vlerësojnë lartë mbështetjen e Republikës çeke për procesin tonë eurointegrues, presidenti Pendarovski shfaqi bindje se mund të konsiderojmë në të edhe në të ardhmen, posaçërisht gjatë kryesimit çek me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti”.

“Ambasadori çek theksoi se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi janë të shkëlqyeshëm, ndërsa Maqedonia e Veriut është mike e çmueshme dhe e rëndësishme e NATO-s duke shtuar se Republika çeke ka qenë, është dhe çdoherë do të jetë mbështetëse e fuqishme e ambicieve të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e BE-së”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close