LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski – Galovej: Marrëdhëniet maqedono-britanike janë në një linjë të vazhdueshëm rritës

Ambasada britanike në Shkup dje në kopshtin e kabinetit të Presidentit Stevo Pendarovski ishte nikoqir në festën e lidhjeve të miqësisë, mirëkuptimit dhe respektit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për shënimin e 70 vjetorit të shërbimit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

“Marrëdhëniet maqedono-britanike kanë qenë në një vijë të vazhdueshme rritëse që nga pavarësia jonë e deri më sot. Nga bashkëpunimi në mbrojtje, tani si aleatë të NATO-s, te bashkëpunimi politik dhe institucional, te lidhjet kulturore dhe arsimore të zhvilluara përmes qytetarëve tanë. Ne kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera për gati tre dekada, dhe Britania është partner afatgjatë në reformat tona dhe mbështetëse e synimeve tona strategjike për integrime euroatlantike”, shënoi presidenti Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Shënimi i 70-të vjetorit të shërbimit të mbretëreshës me pritje në kabinetin e Presidentit për nder të saj, thotë Pendarovski, është dëshmi e miqësisë dhe lidhjeve të ngushta dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë.

“Këtë vit ne shënojmë 70 vjetorin e shërbimit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Mbretëresha ka sunduar më gjatë se çdo monark tjetër në historinë britanike dhe është bërë një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në mbarë botën. Ajo është gjithashtu diplomatja më e shquar në Mbretërinë e Bashkuar, e cila forcoi marrëdhëniet e vjetra dhe ndërtoi të reja”, tha në fjalën e saj në festë, ambasadorja britanike Rejçell Galovej.

Ambasadorja Galovej tha se marrëdhëniet e gjata dypalëshe ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të forcojnë dhe reflektojnë vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona, parlamenteve tona, ushtrisë dhe popullit tonë.

Ky do të jetë fjalimi im i fundit për këtë festë kombëtare këtu. Një mandat diplomatik nuk mjafton për të njohur realisht një vend. Nuk ka kohë të mjaftueshme për të arritur gjithçka edhe kur ndajmë të njëjtat synime, të njëjtat sfida dhe shqetësime. Por edhe në kohën e shkurtër që kam qenë këtu, kam pasur fatin të dëshmoj një ndryshim vërtet dramatik dhe të guximshëm”, theksoi Galovej.

Kam parë, shtoi ajo, se si Maqedonia e Veriut bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Sipas ambasadores, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve tanë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që stabiliteti evropian nuk mund dhe nuk do të cenohet më tej.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe ta afrojë në një të ardhme më të sigurt, më stabile dhe më prosperitare në zemrën e bashkësisë euroatlantike”, theksoi Galovej.

Ambasadorja theksoi se Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe sjell vendime të rënda për ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor.

“Kam qenë dëshmitare e forcimit të marrëdhënieve tona tregtare me Marrëveshjen e re të Partneritetit për Tregti dhe Bashkëpunim. Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga investitorët kryesorë të huaj të drejtpërdrejtë në vend falë investimeve të kompanive britanike si Xhonson Meti”, tha Galovej.

Related Articles

Back to top button
Close
Close