
Serbia në vitin 2026 do të furnizohet me gaz rus “me çmimin më të mirë në Evropë dhe me kushtet më të favorshme”, deklaroi Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë, pas takimit në Moskë të Komitetit Ndërqeveritar ruso-serb për bashkëpunim tregtar, ekonomik dhe shkencor-teknik.
Takimi në Moskë u zhvillua mes bashkëkryetarit të Komitetit Ndërqeveritar ruso-serb, Nenad Popoviq, dhe ministrit rus të Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov, ku u diskutua për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar.
“Pavarësisht shtyrjes së mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar vitin e kaluar për arsye teknike, Komiteti Ndërqeveritar ruso-serb vazhdon të zbatojë udhëzimet e presidentëve tanë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq. Edhe në vitin 2026 do të vazhdojmë punën tonë me të njëjtin ritëm dhe intensitet”, tha ministri rus.
Mbledhja e radhës e këtij komiteti është paralajmëruar të mbahet në pranverë në Beograd



