
Drejtori i Inspektoriatit Shtetërorë të Tregut Stojko Paunovski ka reaguar pas lajmeve se do të shkarkohet nga kjo drejtori.
Në një prononcim ekskluziv për News33 Paunovski është shprehur se ka humbur luftën me zv. kryeministrin Artan Grubi.
“Çka të sqarojmë, më fitoi Artan Grubi”, ka reaguar Paunovski.
Ndryshe shkarkimi i tij vjen pasi ai nuk i pranoi 35 administratorët e dërguar nga Artan Grubi dhe Ministria për Sistem Politik në institucionin që e drejtonte Paunovski.
Grubi mbetet i vendosur në përfaqësimin e drejtë të shqipëtarëve dhe sisteminin e çdo administratori nga Marrëveshja e Ohrit.



