
Kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu ka qenë prezent në organizimin e patronatit të shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në f.Bogovinë që sot feston 101 vjetorin e themelimit!
Gjatë këtij organizimi janë mbajtur shfaqje të ndryshme teatrale, recitim nga nxënësit e kësaj shkolle, gjithashtu edhe turnire nga lëmia e sportit si futboll, volejboll.








