
Deputetja dhe nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur shqetësimin se shumica parlamentare tenton të legalizojë padrejtësinë e rradhës përmes ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ligj përmes të cilit do të ketë më pak përfaqësim për komunat shqiptare dhe diasporën, më shumë kontroll nga qeveria qendrore, më pak demokraci lokale, shkruan Top24
Sot në Kuvend në rend dite të Seancës #52 shumica parlamentare tenton të legalizojë padrejtësinë e rradhës përmes ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale!
Ndryshimet që po diskutohen në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nuk janë thjesht teknike, ato janë thellësisht politike dhe me pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë në vend!
Neni 12, paragrafi 2 parashikon që numri i këshilltarëve të komunave të përcaktohet vetëm sipas popullsisë rezidente, duke përjashtuar kështu qindra mijëra qytetarë që jetojnë jashtë vendit, por që kontribuojnë në ekonominë dhe jetën sociale të komunave të tyre!
Kjo do të thotë: më pak përfaqësim për komunat shqiptare dhe diasporën, më shumë kontroll nga qeveria qendrore, më pak demokraci lokale!
Ky është diskriminim i hapur ndaj diasporës dhe shkelje e:
Demokracia nuk mund të jetë e plotë pa përfaqësim të barabartë!
Demokracia nuk matet me statistika rezidente, matet me dinjitetin dhe përfaqësimin e çdo qytetari, brenda apo jashtë vendit!!
Të gjithë qytetarët meritojnë zë, jo vetëm ata që ndodhen brenda kufijve, por edhe ata që e mbajnë gjallë këtë vend nga larg!!
Nuk do të tolerojmë LEGALIZIMIN e PËRJASHTIMIT, do të bëjmë çdo përpjekje të sigurojmë PËRFAQËSIM të BARABARTË!



