
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli në fjalën e saj para të pranishmëve në Dibër me rastin e hapjes së shtabit komunal ku të pranishëm ishin liderët Ali Ahmeti dhe Ziaidin Sela, theksoi se ky ekip është një forcë e re që do ta drejtoj Dibrën me vizion të qartë, transparencë dhe dinjitet drejt zhvillimit dhe përparimit të qëndrueshëm, shruan Top24
Sonte, në Sheshin e Rilindasve, u bë hapja e Shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim – Dibër, me praninë e liderëve z. Ali Ahmeti dhe z. Zijadin Sela.
Kandidati për kryetar të komunës, z. Ilirjan Fetahu, së bashku me ekipin fitues të këshilltarëve komunal, të udhëhequr nga z. Artin Spahiu, mbeten të përkushtuar për ta udhëhequr Dibrën me vizion të qartë, transparencë dhe dinjitet drejt zhvillimit dhe përparimit të qëndrueshëm.
Na priftë e mbara!



