RajonTopLajm

Pas vrasjes së tmershme ikin turistën nga Velipoja

Një sherr për shezlongët mes dy pronarëve të dy bizneseve u mori jetën katër personave sonte në Velipojë.

Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell kronologjinë dhe detajet nga masakra në veri, që tronditi përpos vendasit edhe turistët duke ndikuar në imazhin e Shqipërisë. Mësohet se turistët që kanë qenë në këto dy hotele dhe tjerë përeth kanë ikur prej frikës nga Velipoja.

Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.

Por si ndodhi?

Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close