BotaLajme

Pas vaksinimit, 15 të moshuar në Gjermani dalin pozitiv me Covid

15 të moshuar në një azil në Gjermani janë konfirmuar pozitiv me Covid dhe pasi kanë qenë të vaksinuar nga Covid.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Dortmund, ku mësohet se banorët ishin vaksinuar me dozën e parë të vaksinës BioNtech / Pfizer, më 27 dhjetor, ndërsa pas testit të fundit të bëra dy ditë më parë kanë rezultuar pozitiv.

Ndër te tjera bëhet me dije se banorët mund të jenë infektuar para dozës së parë të vaksinimit, e cila për të krijuar një mbrojtje të plotë duhet që të kalojë tre javë që më pas të merret dhe doza e dytë e vaksinës.

Ndër të tjera bëhet me dije se doza e dytë e vaksinës të personat e infektuar nuk mund të kryet derisa ato të shërohen. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close