
Duda Balje, kryetarja e Unionit Social Demokrat pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin tha se nuk kanë marrë asnjë konfirmim dhe se janë në fazën e bisedimeve.
”Nuk kemi marrur asnjë konfirmim dhe nuk kemi japë asnjë konfirmim do të thotë është në takimin e parë, tash për tani jemi në fazën e bisedimeve asgjë më konkrete”, tha Balje.
E pyetur për kushtet, Balje tha:
“Për kërkesa unë fola disa herë, është komuna e boshnjakëve, reforma në arsim edhe tretmani i barabartë me të gjithë deputetët që kanë nga një votë në Kuvend”
Balje në pyetjen e gazetarit të RTV21 rreth takimeve me partitë tjera, ajo deklaroi se po janë takuar, ”Ne kemi drejtë me bisedu me secilin parti që kanë 51 vota”.
”Po kemi folur dmth ne jemi pjesë e kuvendit, ne kemi drejtë me bisedu me secilin parti që kanë 51 vota”, tha Balje.



