BotaLajme

Zjarr i madh në Turqi, pezullohet trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve, 10 avionë për shuarjen e flakëve

Situatë dramatike pranë ngushticës së Dardaneleve.

Zjarri i përmasave të mëdha bëri që trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve të ppezullohej pasditen e sotme. Lajmin e njoftoi Ministria turke e Transportit.

Trafiku detar është pezulluar përkohësisht në drejtimin jug-veri dhe është kufizuar në një rrugë, për shkak të një zjarri pyjor në rajonin Kepsez”, tha ministria.

Shërbimi i anijeve Tribeca theksoi se “trafiku në Dardanele u pezullua në të dy drejtimet në orën 18:45 të ditës së sotme, pasi avionët zjarrfikës që operojnë në zonë pompojnë ujin nga deti”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close