
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e saj, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.
Mbledhja do të nisën në orën 13:00 në selinë blu, ku kryedemokrati Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij.
“Në orën 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të ketë fjalën e tij drejtpërdrejt për media Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, salla “Azem Hajdari”, selia e PD”, njofton Partia Demokratike.



