LajmeMaqedoni

Parkimi me përgjegjësi

PARKIMI ME PËRGJEGJËSI

Parkimi i parregullt është shkaktar i një numri të madh të aksidenteve në komunikacion në të cilat pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët. Prandaj, KRSKRR-ja përkujton se shoferi, përkatësisht pronari i automjetit, nuk duhet të ndalojë ose të parkojë automjetin:

·       në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve, si dhe në shtegun e biçikletave përgjatë rrugës dhe në distancë më të vogël se 10 metra nga ato vendkalime,

·       në udhëkryq dhe në distancë më të vogël se 10 metra nga tehu më i afërt i rrugës së tërthortë,

·       në ura, në nënkalime, në mbikalime, si dhe në distancë më të vogël se 15 metra nga urat, tunelet, nënkalimet dhe mbikalimet,

·       në vendin ku automjeti do të mbulonte shenjën e vendosur të komunikacionit ose pajisjen për dhënien e shenjave ndriçuese të komunikacionit,

·       në shtegun, përkatësisht korsinë e biçikletave,

·       në trotuar, përkatësisht vendkalimin e këmbësorëve,

·       në një pjesë të rrugës publike, përkatësisht në distancë më të vogël se 15 metra nga kalimi i rrugës përmes vijës hekurudhore në të njëjtin nivel,

·       në një pjesë të rrugës, e cila si vendparkim për mjetet e qarkullimit publik është e shënuar me shenjat e rrugës,

·       në distancë më të vogël se 15 metra para dhe pas shenjës që shënon vendparkim për mjetet e qarkullimit publik,

·       në vendin ku automjeti i parkuar do të pamundësonte hyrjen e automjetit tjetër, për shkak të parkimit ose daljes së automjetit tashmë të parkuar,

·       përpara hyrjes në objekt, oborr ose garazh,

·       në sipërfaqet e gjelbra të rregulluara në mënyrë hortikulturore, gjelbërimin e qytetit dhe parqet,

·       në vendet e parashikuara për lëvizjen dhe parkimin e automjeteve të personave me aftësi të kufizuara,

·       në vendparkimin që me tabelë shtesë, shenjë të komunikacionit ose me shenjë në rrugë është i shënuar vendi për parkimin e automjeteve për personat me aftësi të kufizuara, etj.

 

KRSKRR-ja bën thirrje: Tregoni kujdes për sigurinë e fëmijëve, këmbësorëve, çiklistëve, personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. PARKONI ME NDËRGJEGJE DHE ME PËRGJEGJËSI!

Related Articles

Back to top button
Close
Close