
➡ Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, kanë parandaluar një tentim për kontrabandë të gjithsej 120 kilogramë duhan për nargjile, me vlerë 384 mijë denarë, të cilat ishin të destinuara për shitje në tregun maqedonas. Kundër kryerësit, nga Departamenti i Hetimeve, është paraqitur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. Me këtë është parandaluar një tentim për tregti të paligjshme me mallra akcize, për të cilat ishte shmangur pagesa e detyrimeve në shumën prej 744 mijë denarë, nga të cilat 342 mijë denarë i përkasin akcizës.
➡ Kryerësi F.B., shtetas i Maqedonisë, kishte blerë gjithsej 480 paketime duhani për nargjile nga 250 gram nga një person në Prishtinë dhe i kishte fshehur në bagazh, ku një pjesë i kishte vendosur në hapësirën për gomën rezervë, ndërsa pjesën tjetër i kishte mbuluar me një mbulesë. Gjatë hyrjes në shtet, në pyetjen e zyrtarëve doganorë nëse kishte diçka për të deklaruar, personi kishte deklaruar se nuk kishte asgjë. Për shkak të dyshimit në deklaratën e dhënë, zyrtarët kanë kryer një kontroll të detajuar, gjatë të cilit janë gjetur produktet e padeklaruara të duhanit.
📌 Që nga fillimi i vitit, Administrata Doganore ka zbuluar katër raste të veprave penale që lidhen me kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit, për të cilat janë paraqitur kallëzime penale përkatëse në prokurorinë kompetente.
📎 Duhani i paligjshëm rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe dëmton tregtinë legale, prandaj Administrata Doganore vazhdimisht zhvillon aksione me qëllim parandalimin e tentimeve për kontrabandë të duhanit dhe produkteve të duhanit.







