BotaLajmeTopLajm

Paralajmëron Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lufta në Tajvan do të ishte “shkatërruese”

Konflikti në Ngushticën e Tajvanit do të ishte “shkatërrues”, ka paralajmëruar të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, teksa e ka kritikuar mungesën e gatishmërisë së Kinës për t’u përfshirë në bisedime. Ai ka thënë se e gjitha bota e ka për detyrë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit.

“Siguria e korsive të transportit detar dhe zinxhiri global i furnizimeve varet nga diçka e tillë. Mos u ngatërroni, konflikti në Ngushticën e Tajvanit, do të ishte shkatërrues”, ka thënë ai në një konferencë të sigurisë, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara “janë të vendosura” për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në atë zonë.

Austin i ka kërkuar homologut të tij kinez, Li Shangfu që të takohen në margjina të konferencës. Megjithatë, pala kineze ka refuzuar. Para takimeve, Li ka thënë se Kina ka të drejtë të përdorë forcën për ta përfshirë Tajvanin në territorin e saj, ndonëse synon “ribashkim” paqësor.Tajvani është ishull i pavarur prej vitit 1949, mirëpo Kina e konsideron si të sajin, të cilin një ditë do ta bëjë pjesë të territorit kinez. Li pritet ta prezantojë agjendën e re të sigurisë së Kinës, këtë të diel.

Related Articles

Back to top button
Close
Close