LajmeRajonTopLajm

Paralajmëron Escobar: Do të ketë pasoja nëse PD zgjedh kryetar një person të shpallur ‘Non Grata’

Vetëm një ditë para Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për mediat teksa ka bërë dhe “paralajmërimet” e tij.

Sipas Escobar do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë që është i shpallur “non grata”, për të qenë udhëheqësi i saj.”

“Marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.”, tha Esobar.

Krahas kësaj teme, Escobar në neës 24 solli në vëmendje rastin e Milorad Dodik.

“Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik;me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.”- u shpreh Escobar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close