LajmeMaqedoniTopLajm

Paralajmërohen masa kundër çmimeve tronditëse! Bekteshi apelon që të qytetarët të raportojnë

Paralajmërohen masa për të kontrolluar çmimet e fryra të ushqimeve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mbrëmë në televizionin Tellma, theksoi se përgjegjësi për rritjen e çmimit duhet të mbajnë edhe tregtarët. U bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse vërejnë se ka rritje të mëdha çmimesh.

 “Gjithmonë u bëj thirrje qytetarëve, pasi të shohin se vërtetë ka rritje shumë të madhe  të çmimeve nga ajo që kanë qenë më herët, pra të raportojnë në Inspektoratin e Tregut dhe në inspektoratet e tjera që t’u dalin në ndihmë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Ditë më parë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, në emisionin Click Plus në TV21, tha se ka kompani që po pasurohen në kurriz të qytetarëve në kohë krize.

“Reagoj, për arsye se nuk mundem të pranoj, kur produkti i cili shitet nga bujku, ja blen për 9 denarë, dhe në fund përfundon në rafte me 69 denarë. Atë nuk mundem ta pranoj”, kishte thënë Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Paralajmërimin për masa kundër çmimeve të fryra bëri edhe drejtoresha e të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska mbrëmë në TV21.

“Ne kemi takime të përditshme koordinuese me Inspektoratin të Tregut për të gjetur zgjidhjen më të mirë në periudhën e ardhshme, të cilat më pas do të shndërrohen në masa. Më parë na është dhënë detyra, përkatësisht me Ministrinë e Financave dhe nga Ministria e Ekonomisë, që secili në pjesën e vetë të bëjë ato analizat e duhura, krahas monitorimit të grumbullimit dhe mbledhjes së të hyrave tatimore”, tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Rritja e lartë e çmimeve të ushqimeve në vend nisi me heqjen e masës qeveritare për blerje pa TVSH si dhe ngrirje të marzhës tregtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close