LajmeMaqedoniSportTopLajm

“Ballistët” kërkojnë stadium të ri në Tetovë, ado ju përgjigjet Haxhi Lazimi

Grupi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilës kërkojnë ndërtimin e stadiumit në qytetin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ballistët” kërkesën e bashkangjesin me një retrospektivë për ngjarjet për ekipin e tyre nga viti 2013, vit ku edhe kompania “Ecolog” u bë udhëheqës i projektit për Shkëndijën e Tetovës.

“APEL PËR KAMPANJË !!!
Kur është në pyetje e mira e Shkëndijës, Ballistëve dhe Tetovës, të gjithë duhet ta përkrahim një iniciativë madhështore!
Fillimisht ju lutemi dhe ju kërkojmë që ky shkrim të shpërndahet maksimalisht nga secili!
Do ta fillojmë me një memorie që krejt ne e kemi ende të freskët edhe pse kaluan 9 vite!
Ishte viti 2013, kur në klubin tonë ishte një krizë tejet e madhe dhe përfundimin e kishim ndoshta në ligën e 3-të!
Ballistët nuk mund të flenin të qetë, kërkonin mbështetje, kërkonin shpëtim për ekipin e zemrës!
Një ide e cila lindi mbrenda nate në mesin tonë, një storje e cila nuk përshkruhet, me një fjalë u ndez një vullkan të cilin e përjetoi çdo shqiptarë anembanë botës!
Ishte një “moto” që u përkrah nga çdokush, në çdo qytet, në europë dhe më konkretisht mbështetja ishte aq e fuqishme, sa që nuk mungoi pothuajse asnjë shqiptarë kudo që jetonte në ruzullin tokësorë!
“EKOLOG THUAJ PO”, nuk ishte vetëm një kërkesë shpëtimi i momentit për skuadrën tonë, por ishte një besim, që njëherë e përgjithmonë SHKËNDIJA të jetë në duart më të sigurta që e kishim parë ndonjëherë!
Pas dy muajsh kampanjë të pandalur nga ana jonë, ne ishim në ankth për një përgjigje pozitive, por nuk e kishim menduar se edhe SHKËNDIJA është njejtë në zemrën e njeriut të parë të familjes “Destani” dhe kompanisë “Ekolog”!
Z. Lazim Destani pranoi me plot përkushtim dhe përgjegjësi të menaxhojnë ekipin i cili është simbol dhe krenari e shqiptarisë!
Ajo ditë nuk mund të harrohet, ndryshoi gjithçka, kuqezinjtë fillimisht ndryshuan imazhin, profesionalizmin dhe kushtet të cilat nuk i kishim përjetuar ndonjëherë!
Me “Ekologun” në krye, dalngadalë siguruam tre tituj kampionë dhe dy tituj të kupës që nuk janë edhe keq, sepse kështu tani radhitemi si njëra ndër ekipet me më shumë trofe në vend!
E kur të flasim për paraqitjet në europë, a do të kishin ndodhur këta gjëra pa sponzorin tonë?!
SHKËNDIJA u ngrit në piadestal duke u përballur me gjigandë europianë si: Milani, Totenhami, Genti, Red Bull Salzburgu, Rozenborgu e shumë të tjera për 9 vite radhazi!
Ne nuk harojmë asgjë, përkundrazi jemi falenderues për të gjitha sakrificat, mundin dhe djersën e cila i përkushtohet emrit të madh SHKËNDIJA!
Jemi me besim edhe më të madh që vitet në vazhdim të prekim edhe suksesin tjetër që na mungon, të jemi pjesë e grupeve në kompeticionet europiane të futbollit!
Ballistët dhe e gjithë Tetova ka disa vite që janë në pritje të një nisme të re!
Ka disa vite që temë kryesore është stadiumi i ri dhe pritjet e gjata ndonjëherë nuk na lënë të qetë, duke mos patur asnjë informatë konkrete reth kësaj çështje, detyrohemi të marim iniciativë e cila patjetër të zbardhet dhe realizohet?!
Cilat janë pengesat, cili është shkaku dhe problemet që na ndalojnë, për një gjë madhështore që duhet ta gëzojmë dhe shijojmë të gjithë ne?!
Këtë vit dhe tjetrin jemi në prag të dy përvjetoreve madhështore, Ballistët po i bëjnë 30 vite, kurse tjetra është SHKËNDIJA-BALLISTËT-EKOLOGU do të festojnë 10 vite së bashku!
A ka gjë më të bukur se një dhuratë të cilën e kemi peng në zemër të gjithë ne të realizohet në prag të ditëlindjes sonë madhështore, a ka gjë më të vlefshme se një ëndërr kaq e madhe të bëhet realitet?!
Z. Lazim Destani ne e dijmë se ky shkrim do të arrijë deri tek ju dhe kërkojmë një përgjigje se kush është fajtori i dëmshëm i këtij projekti gjigand, ne nuk jemi pjesë e politikës, por as kompetent në udhëheqjen e klubit, ne asnjëherë nuk kemi reaguar duke pritur dhe besuar se çdo gjë do të realizohet ashtu siç edhe ju na premtuat!
Nëse dikush po mundohet të na shuajë ëndrrat dhe të na ndal sukseset e skuadrës që e kemi në zemër, ju lutemi vetëm na tregoni se kush janë ata?!
Më pas, do të jemi ne ata të cilët me të gjitha forcat tona do ti turpërojmë njëherë e përgjithmonë!
Nuk mundet askush të na ndaloj një të mirë që do ta gëzonim të gjithë së bashku, ne dhe brezat e ri pas nesh, nuk mund askush ta ndaloj atë që u’a thamë në vitin 2013’…
Z. LAZIM DESTANI, PRAPA JU VJEN HISTORIA
Po pra, prapa ju vjen historia me stadiumin e ri, që do na i mbushte zemrat plot krenari!
Aty ku do të vinte çdo shqiptarë nga Preveza e deri në Tivarë, dhe të gjithë së bashku të këndojmë:
“O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË”
STADIUMIN E KEMI PIKË NË ZEMËR!
STADIUMIN E MERITOJMË SI ASKUSH TJETËR!
STADIUMIN DO TA BËJMË, ASHTU SIÇ E BËMË SHKËNDIJËN FUQI, NË KRAH ME JU I NDERUAR Z. LAZIM DESTANI!
“Ballistët Tetovë 1992” (10 Qershor 2022)”, thuhet në komunikimin e “Ballistëve” nëpër rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close