
Forcat ajrore të Izraelit kanë publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit ajror, ku mbeti i vrarë kreu i shërbimit sekret të Hamasit.
Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës.
Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokën nga raketat izraelite.
Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokën nga raketat izraelite.
Sulme të tilla ushtria izraelite është duke i zhvilluar nga 7 tetori, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite.
E deri më tani nga të dyja palët raportohet për mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra tjerë të plagosur.



