LajmeMaqedoniTopLajm

Palloshi: Do të inicojmë ndërrimin e emrave të disa rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Bartësi i Listës së PDSH-së për këshilltarë në komunën e Tetovës, Visar Palloshi në “Click21” tha se një ndër prioritetet e tyre është që të ndryshohen emrat e disa rrugëve dhe shkollave në Tetovë, të cilat aktualisht kanë emra të trashëguar nga koha e Jugosllavisë.

“Do e bëjmë edhe inicimin për ndryshim të emrave të rrugëve, atë e kemi edhe në program, pasi që shumica e emrave të rrugëve janë me emra që duhet të ndryshohen…janë nga koha e Jugosllavisë. Në program e kemi të bëjmë inicimin e ndryshimit të emrave të disa emrave të shkollave të mesme dhe fillore”, tha mes tjerash Palloshi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close