
Gjendja shëndetësore e mbretit norvegjez Harald është “shumë serioze” dhe është përkeqësuar, njoftuan sot zyrtarët e pallatit mbretëror.
Për shkak të këtij njoftimi, Mbretëresha dhe Princi i Kurorës Hakan anuluan detyrat e tyre.
Morarku 89-vjeçar, i cili vuan nga anemia hemolitike, kishte qenë në pushim mjekësor për disa javë dhe u shtrua në Spitalin Kombëtar në Oslo në fillim të këtij muaji. Gjendja e tij ishte stabilizuar më parë pas një infeksioni bakterial të gjakut, por pallati mbretëror njoftoi sot se ishte përkeqësuar.
Djali i tij, Haakon, si regjent, kryen detyrat mbretërore ndërsa mbreti është në spital.
Mbreti Harald, i cili ka qenë monark që nga viti 1991, është shtruar në spital disa herë vitet e fundit.



