
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, e ka cilësuar marrëveshjen mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit si një zhvillim të rëndësishëm gjeopolitik. Në një reagim, Majko tha se marrëveshja për vetëmbrojtjen ushtarake mund të krijojë një balancë të re në rajon dhe se efektet e saj do të ndihen me kalimin e kohës. Ai vlerësoi se marrëveshja i shërben paqes dhe e lidhi atë me ndryshimet e reja në rendin ndërkombëtar.
“Marrëveshja midis Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, e quajtur si “Marrëveshja e Mekës”, është një akt i rëndësishëm gjeopolitik! Ky akt për vetmbrojtjen ushtarake zhvillon një balancë të re rajonale! Marrëveshja e Mekës i shërben paqes dhe do të prodhojë efekte të cilat do të ndihen me kalimin e kohës! Bota po rindahet si asnjëherë më parë që nga Lufta e Ftohtë! Nga Meka vinë lajme të mira!”, tha Majko.



