BotaLajmeTeknologji

Pakti AUKUS mes tensionesh e mosmarrëveshjesh

Pakti AUKUS një aleancë e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Australisë e cila në thelb kundër Kinës , vijon të prodhojë tensione .Kjo jo vetëm në zonën e Indo-Paqësorit, por edhe në Europë, ku Franca ka patur reagimin më të fortë, por e mbështetur edhe nga BE-ja. Presidenti Biden dhe kryeministri australian Morrison konfirmuan edhe një herë qëndrimin e tyre të palëkundur për marrëveshjen, ndërkohë që ministrat e jashtëm europianë shprehën solidaritetin e tyre me Francën , e cila reagoi pasi Australia anuloi një kontratë nendetësesh me Parisin në favor të aleancës së re të sigurisë me SHBA-në dhe Britaninë. Ky veprim shkaktoi zemërimin e skajmë të Francës , por ka shkaktuar një valë reagimesh edhe në Australi.

Historiani i Universitetit të Sidneit James Curran vuri në dukje se ky vendim i afrimit me ShBA-në është “basti më i madh strategjik në historinë e Australisë”.

Nënshkrimi i kontratës së nëndetëseve mes ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë është tradhti ndaj Francës nënvizoi Curran. Përveç pagimit të kompensimit të lartë Francës, Australia do të përballojë krizën e besimit, si dhe kundërpërgjigjen nga Parisi. Më 18 shtator, kur ambasadori francez në Australi Jean-Pierre Thebault u largua, ai tha: “Ndoshta nuk jemi miq”.

Zotërimi i teknologjisë së nëndetëseve bërthamore me vlerë ushtarake strategjike nga Australia ka shkaktuar dyshime te komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht te vendet fqinje. Kryeministri malajzian, presidenti indonezian etj. shprehën shqetësime për garën rajonale të armatimit nga pala australiane. Ish-diplomati australian Bruce Haigh paralajmëroi se kjo marrëveshje e re do të shkaktojë izolimin e Australisë në të njëjtën kohë “në Azi dhe në Evropë”

Related Articles

Back to top button
Close
Close