BotaLajmeTeknologji

Fluturakja supersonike që udhëtimin New York-Londër e realizon për më pak se një orë

Fluturakja supersonike që udhëtimin New York-Londër e realizon për më pak se një orë

Gjatë 18 muajve të fundit, Boom ka testuar me sukses aeroplanin XB-1, dhe ia ka shituar United Airlines 15 modelet e saj Overture me nga 30 ulëse që akoma janë duke u zhvilluar.

Virgin Galactic dhe Rolls-Royce kanë arritur marrëveshje partneriteti për zhvillimin e fluturakeve me 19 ulëse. Madje edhe Hermeus Quarterhorse, fluturakja supersonike që lëvizë me shpejtësi të zërit apo Mah 1, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar kompania me seli në Atlanta të SHBA-ve, ka zbuluar dhuratën prej 60 milionë dollarë për forcat ajrore amerikane për financimin dhe testimin e aeroplanit.

Hermeus është dizajnuar për një udhëtim pa pengesa, duke lëvizur me shpejtësi prej 5.5 Mah 5 apo 4.219 milje në orë. Kjo e bënë aeroplanin më të shpejtë në botë – e ky udhëtim nga New Yorku deri në Londër do të zgjat më pak se një orë.

Kjo shpejtësi vjen si rezultat i një motori të veçantë që përdoret te fluturaket që lansohen në hapësirë. Hermeu për nëntë muaj ka arritur të projektoj, ndërtoj dhe teston motorin e saj, të bazuar në GE J85 dhe ka dy përpara kur është në pyetje testimi.

Quarterhorse ka një autonomi të plotë – kështu që një ekipi mund të pajiset me prototipë tjerë dhe të mësojnë se nuk ka ndonjë rrezik për jetën e pilotëve. Aktualisht planifikohet testimi i versionit të vogël në vitin 2023.

Related Articles

Back to top button
Close
Close