LajmeMaqedoniTopLajm

Pakot e Vitit të Ri/ AUV kryen 262 inspektime, këto janë të gjeturat

Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka kryer 262 mbikëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme për kontrollin e sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë. Mbikëqyrjet, siç informojnë nga AUV, janë realizuar në magazina për paketimin e pakove, markete dhe dyqane që tregtojnë këtë lloj produktesh, me ç’rast janë konstatuar mospërputhje minimale.

Pas 262 kontrolleve inspektuese të kryera për sigurinë e pakove të Vitit të Ri, nuk ka operatorë ushqimorë të gjobitur dhe as nuk është asgjësuar ushqim i pasigurt.

Për shkak të mospërputhjes së afateve në deklaratën përmbledhëse me afatet individuale të produkteve në pako, si dhe për shkak të deklaratave jo të plota, shërbimet inspektuese të AUV-së kanë lëshuar katër vendime me urdhër për tërheqjen nga tregu të pakove të Vitit të Ri, ndërsa për dy operatorë ushqimorë janë lëshuar vendime me urdhër për vendosjen e deklaratave përmbledhëse në pako.

“Krahasuar me kontrollet e kryera vitin e kaluar për sigurinë e kësaj kategorie produktesh, kur u konstatuan shënime të papërshtatshme në pako, mungesë deklaratash dhe afat përdorimi në paketimin përmbledhës, si dhe u gjetën pako që përmbanin produkte me afat të skaduar ose me afat të shkurtër përdorimi, si edhe produkte me veti organoleptike të ndryshuara, këtë vit te operatorët janë konstatuar vetëm mospërputhje minimale”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Agjencia, siç informojnë, edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht para dhe pas festave të Vitit të Ri, do të vazhdojë me kryerjen e kontrolleve për monitorimin e sigurisë së kësaj kategorie produktesh.

https://fva.gov.mk/mk/251219-sprovedeni-262-kontroli-bezbednosta-novogodishnite-paketchina-utvrdeni-se-minimalni-nedoslednosti

Related Articles

Back to top button
Close
Close