
Mbushja e arkës shtetërore shkon sipas planit, ekonomia është e gjallë dhe stabile, ndërsa viti 2021do të jetë vit i rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike. Kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e financave Fatmir Besimi, të cilët konkluduan se parashikimet buxhetore kanë dalë reale dhe shënojnë trend pozitiv në krahasim me vitin e kaluar. Kreu i Qeverisë gjatë rikapitulimit të katër pakove ekonomike, tha se janë implementuar 70 masa përmes të cilave qytetarëve dhe bizneseve u janë vendosur në dispozicion 860 milion euro. Me këtë shifër kryeministri Zaev tha se masat qeveritare për mbështetje ekonomike janë implementuar 82%, ndërsa kjo ndihmë tha ai ka ndikuar në amortizimin e rënies ekonomike për 4.2 përqind.
Zoran Zaev
“Të gjitha masat antikrizë për mbështetje të ekonomisë në fokus të tyre kanë pasur qytetarët dhe vendet e punës, sigurinë sociale, solidaritetin, krijimin e ambientit për tejkalim më të lehtë të pasojave ekonomike nga korona virusi dhe implementim të strategjisë së shpejtë dalëse, që të vazhdojmë me trended pozitive të ekonomisë zhvillimore. Nga gjithsej 70 masa të miratuara nga katër pakot ekonomike, në vijim është implementimi I 21 masave në vlerë prej 30 milion euro, ndërsa implementimi i shtatë masave në vlerë prej 150 miljon euro është në procedurë parlamentare dhe shpresoj se së shpejti deputetët do të japin dritë jeshile për këto masa”.
Ministri i finansave, Fatmir Besimi ka vlerësuar pozitivisht trendët buxhetore dhe standardin socio ekonomik. Parametrat financiar, sipas Besimit në kuartalin e parë të këtij viti janë më të mira sesa ato të vitit të kaluar kur vendi ende nuk ishte prekur nga kriza me korona virusin.
Fatmir Besimi, ministër i financave
“Parashikuam buxhet që vlerësuam se do ti ndjek projeksionet prej 1.8 për qind rritje dhe nënkuptonte rritje të të hyrave. Gjithsesi në kohë kur miratohej ky buxhet, kishte shumë diskutime nëse numrat janë reale. Për fat të mirë ata projeksione për kuartalin e parë u treguan reale. Pjesa e të hyrave në buxhet ka rritje prej 4.4përqind në krahasim me kuartalin e parë të 2020 kur ende nuk ishte pandemia. Të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 5 përqind në krahaqsim me periudhën e njëjtë të v itit të kaluar. Tatimet janë paguar në vlerë prej 6.2 përqind në krahasim em periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.
Eksporti në bazë vjetore ka shënuar rritje për 15.4 në muajin janar, ndërsa importi i mallrave për 5.3%, me çka deficidi tregtar në janar është ulur për 29 përqind. Në muajin e parë të vitit tregtia e brendshme ka regjistruar rritje nominale prej 0.8 përqind, ndërsa paga mesatare është rritur për 2.7 për qind.



